Hotelet, net-qëndrimet e të huajve në maj u rritën me 35 për qind

16 Korrik 2025, 14:51 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Hotelet, net-qëndrimet e të huajve në maj u rritën me 35

Aktivitetet sportive  si Giro D’italia dhe politike siç ishte Samiti Politik Europian që zunë vend në maj në vendin tonë duket se kanë ndikuar drejtpërdrejt tek rezervimet në strukturat akomoduese. Këto dy vende sigurisht që nuk përjashtojnë vizitorët që vijnë si efekt i promovimit turistik të Shqipërisë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se strukturat akomoduese panë rritje të vizitorëve gjatë muajit maj për jo rezidentët  me 36.6 për qind më shumë. Paralelisht me këtë edhe neqëndrimet e të huajve janë rritur në 35.1 për qind. Instituti i Statistikave publikoi të dhënat

“Në muajin Maj 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. • Vizitorët gjithsej u rritën me 31,8%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 36,6% dhe rezidentë 18,6%. • Net qëndrimet gjithsej u rritën me 31,5%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 35,1%, ndërsa ato nga rezidentët me 20,6%. • Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare (+47,6%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+38,5%)” thuhet në publikimin e INSTAT.

Lidhur me vendin nga kanë ardhur vizitorët në krye qëndron Kosova dhe pas saj Italia.

“Në Maj 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova (15%), Italia (13%), Gjermania (9%).

Polonia dhe Franca kontribuuan përkatësisht me nga 8% të vizitorëve, ndërsa 47% e tyre ishin nga vende të tjera. Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Europës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 28,7%, krahasuar me 25,1 % në Maj 2024”, thuhet në publikim.

Ecuria e turizmit këtë vit po tregon luhate që së pari u shfaq më ngadalësim të rritjes në raport me një vit më parë. Turoperatorët shprehen se rajonet jugore si Vlora dhe Saranda kanë më pak rezervime individuale për korrikun dhe gushtin ndërkohë që Durrësi dhe pjesa e veriore shfaqen më të qëndrueshme.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se në total në janar-qershor erdhën në vendin tonë 4.76 milionë turistë me një rritje 5 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor

 

 

Po ndodh...