Jeton në kushte çnjerëzore, njihuni me historinë e trishtë të 80-vjeçarit nga Laçi

14 Mars 2025, 23:15 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Jeton në kushte çnjerëzore, njihuni me historinë e

Ali Kolina është një 80-vjeçar nga fshati Gorre i Bashkisë Kurbin. Prej më shumë se 3 vjetësh, i moshuari jeton në kushte çnjerëzore, në një objekt që më parë ka shërbyer si kasolle lopësh. Deri në 26 nëntor 2019, Aliu ka jetuar në kushte normale në shtëpinë e tij, e cila u shkatërrua nga tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë. Pavarësisht se ai ishte përfshirë nga Bashkia e Kurbinit në listat e rindërtimit, banesa e tij ende dhe sot e kësaj ditë vazhdon të jetë e rrënuar. Pas tërmetit, Aliu u largua për jetuar në një shtëpi me qira, pagesën e të cilës e bënte bashkia me një fond për bonueset e qirasë. Por pas ndërprjerjes së bonusit, i moshuari nga Laçi u detyrua të kthehej për të jetuar në kasollen e lopës.

Në atë ambient ai nuk kishte asnjë lloj kushti, madje Aliu tregoi për “Piranjat” se kishte mbi një vit që nuk kishte larë rrobat e nuk ishte larë as vetë. I moshuari rrëfeu se ka gati 20 vite që jeton i vetëm, për shkak se bashkëshortja i ka ndërruar jetë në një moshë shumë të re, ndërsa me fëmijët nuk flet për shkak të shumë rrethanave, për të cilat nuk mund të gjykohet asnjëra nga palët.

Në lidhje me rastin e tij dhe shtëpinë që nuk është rindërtuar, Roland Vathi, jurist pranë bashkisë së Kurbinit u shpreh se për shkak të ngarkesës së madhe nuk ështe realuizuar ende dhe se do të merren masat që banesa të bëhet sa më shpejt me përmirësimin e kushteve atmosferike. Ndërsa kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe, Kristo Martinaj, së bashku me dy punonjëse të kujdesit social, premtuan se do ta ndihmojnë të moshuarin me pako ushqimore dhe do t’I gjejnë një shtëpi të përkohshme derisa të rindërtohet edhe banesa e tij.

/Emisioni “Piranjat”

 

Po ndodh...