
Në Europë rritet “buka”, në Shqipëri argëtimi/ “Qejfi” na kushton rreth 5 herë më shumë se europianëve

Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet relativisht mirë krahasuar me disa nga fqinjët në rajon, përfshirë edhe Kosovën, ku për muajin Maj regjistron një normë të rritjes së çmimeve prej 3.6%. Inflacioni në Maqedoninë e Veriut vlerësohet në 4.1% në muajin e pestë të vitit aktual, pasuar nga Serbia me një normë prej 3.9%.
Të dhënat e fundit për inflacionin e harmonizuar në maj tregojnë një panoramë interesante mes Shqipërisë dhe Europës, ndërsa qytetarët e vendeve të BE-së po përballen me çmime më të larta për ushqimet, shqiptarët po shpenzojnë më shumë për argëtim dhe kulturë.
Në Shqipëri, inflacioni vjetor ishte 2.3%, pak më lart se mesatarja europiane prej 2.2%. Por ndryshimet më të mëdha shihen te grupet e mallrave dhe shërbimeve. Tek ushqimet, rritja e çmimeve ishte vetëm 1.8% në vendin tonë, ndërsa në Europë arriti në 3.6%. Por në të kundërt, çmimet për argëtim dhe kulturë në Shqipëri u rritën me plot 8.4%, krahasuar me vetëm 1.6% në BE.
Po ashtu, shqiptarët po përballen me çmime më të larta edhe për mobilim dhe pajisje shtëpie me 3.4%, ndërsa në Europë ky grup ka një normë prej 0.7%. Edhe komunikimi kushton më shumë te ne me 1.5%, ndërsa në BE çmimet për këtë grup kanë rënë ndjeshëm me -2.6%.
Në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, Europa duket se e ndien më shumë rritjen e çmimeve, arsimi u rrit me 4.7% në BE, ndaj vetëm 1.8% në Shqipëri, ndërsa shëndeti me 3% në BE dhe vetëm 1.1% në vendin tonë.
Nga ana tjetër, Shqipëria është më “e butë” me qiratë dhe energjinë, me një rritje prej vetëm 0.8%, ndërsa në BE kjo kategori u rrit me plot 3%.
Në Maj, ndërsa europianët ndjejnë më shumë rritjen te buka, qumështi dhe shërbimet bazë, në Shqipëri janë çmimet për kohën e lirë, mobiliet dhe kafenetë që ndihen më shumë në xhep./SCAN

Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?
ide


Analizë gjaku PD-së

Zegjineja nga fshati dhe Kryeministri nga Kryeqyteti!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128