Notat e futbollistëve/ “Daily Mail”: Shumë lojtarë të Shqipërisë me notën 5. Vetëm njëri bën diferencën

22 Mars 2025, 21:16 / SPORT ALFA PRESS

Notat e futbollistëve/ “Daily Mail”: Shumë lojtarë
Gazeta e njohur britanike “Daily Mail”, ka dhënë si zakonisht vlerësimet për ndeshjen e Anglisë në kualifikueset e Botërorit dhe nuk mund të mungonin as notat për futbollistët e Shqipërisë në duelin që u mbyll me shifrat 2-0 për “tre luanët”.

Në vlerësimet e saj bie në sy se janë 5 futbollistë të cilët merrnin notën 5 për paraqitjen e tyre në këtë duel: Stralosha, Balliu, Asani, Bajrami dhe Uzuni. Ndërkohë Ajeti, Aliji, Asllani, Ramadani, Laçi dhe Broja i cili u fut zëvendësues, meritonin notën 6 sipas saj.

Një futbollist kuqezi bënte diferencën nga të tjerët, kapiteni Gjimshiti, i cili kishte marrë notën e lartë 7, duke e vlerësuar paraqitjen e tij në këtë sfidë.

Sa i përket trajnerit, braziliania Silvinjo është vlerësuar me notën 6 për ekipin që hodhi në fushën e lojës në një ndeshje për t’u harruar në aspektin e rezultatit dhe lojës.

Notat e futbollistëve/ “Daily Mail”: Shumë lojtarë

 

Po ndodh...