Përplasjet SHBA-Iran për Ngushticën e Hormuzit, rritet sërish çmimi i naftës

Çmimet e naftës bruto u rritën ndjeshëm ndërsa tregjet po largohen gjithnjë e më shumë nga mundësia e një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që mund të ulte tensionet dhe të çonte në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Nafta Brent u rrit me 3.4%, duke arritur në 107.77 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI u ngjit me 4.2% në 102.18 dollarë për fuçi, duke kaluar sërish pragun psikologjik prej 100 dollarësh.
Rritja e çmimeve erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, hodhi poshtë kundërpropozimin e Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit. Trump e cilësoi ofertën iraniane si “të pakuptimtë”.
“Jemi në një bllokim, në një konflikt të ngrirë”, deklaroi për CNBC Amos Hochstein, ish-këshilltar i lartë për energjinë i presidentit Joe Biden.
Sipas tij, Ngushtica e Hormuzit vazhdon të mbetet e mbyllur, duke krijuar një situatë që ai e përshkroi si “pa luftë, pa naftë, pa transport detar”. Hochstein paralajmëroi se është shumë e vështirë të ketë përparim këtë javë, pas takimit Trump- Xi Jinping.
Ai parashikoi se çmimet e naftës mund të mbeten mes 90 dhe 100 dollarëve për fuçi deri në fund të vitit dhe gjatë vitit 2027, edhe nëse Ngushtica e Hormuzit rihapet në fillim të qershorit.
Ndërkohë, Admirali James Stavridis, ish-komandant suprem i NATO, deklaroi se Trump ka aktualisht tre opsione: të tërhiqet nga konflikti, të rifillojë bombardimet masive ose të tentojë hapjen ushtarake të Ngushticës së Hormuzit.
Sipas Stavridis, skenari i fundit duket më i mundshëm, por do të kërkonte angazhim të madh ushtarak dhe kosto që mund të arrijnë deri në 1 miliard dollarë në javë.
Që nga nisja e konfliktit SHBA-Izrael me Iranin më 28 shkurt, si Brent ashtu edhe WTI kanë shënuar rritje me më shumë se 40%.
Edhe kompania Saudi Aramco paralajmëroi se tregut global të naftës mund t’i duhen vite për t’u rikthyer në normalitet nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur përtej mesit të qershorit.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
