Psikologia flet për ngjarjen horror në Shkodër: Duhet të kemi kujdes nga depresioni i brendshëm

Psikologia Marsela Lekli ka komentuar ngjarjen horror në Shkodër, ku dyshohet se nëna është mbytur me 3 fëmijët e saj, pas dyshimeve për dhunë në familje.
Gjatë intervistës në ‘News 24’, Lekli theksoi se rasti i Shkodrës është shumë i rëndë. Ajo tha se sado probleme të kemi, nuk duhet të shkojmë asesi në veprime ekstreme. Sipas Leklit, nëse vëmë re se një i afërm apo e afërme ka probleme me depresionin, e mira është që ta ndihmojmë dhe sa më shpejt që kuptojmë problemet, aq më mirë është.
Psikologe Marsela Lekli: “Ngjarja ka ende mister. Duhet të kemi kujdes, që të afërmit t’i mbajmë afër. Individët që shfaqin depresionin janë njerëz që nuk e duan më jetën, që mendojnë negativisht për jetën. Asesi nuk mund të shkojmë në atë pikë që zonja ka shkuar me fëmijët e saj. Ka raste edhe të depresioneve të brendshme, që janë të vështira të identifikohen. Na duhen më shumë informacione për këtë zonjë dhe familjen e saj për të thënë disa fjalë.
Por, depresioni gjithmonë e ka një shkak, nuk nis gjithçka nga hiçi. Depresioni nuk ka lidhje vetëm me anën ekonomike, por mund të ketë lidhje edhe me anën psikike. Nëse nuk ke mbrojtjen e bashkëshortit, të familjes tënde, mund të kesh ngarkesë emocionale. Por asesi gjërat nuk duhet të shkojnë në veprime ekstreme“.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

