
“Real estate” kryeson investimet e huaja/ Por, transporti dhe akomodimi shënojnë rritjen më të lartë vjetore

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me investimet e huaja direkte tregojnë se, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” kanë marrë vendin e parë sa i përket flukseve vjetore hyrëse në vendin tonë. Ky sektor ka tërhequr rreth 379.3 milionë euro investime të huaja direkte gjatë vitit të kaluar, ose rreth ¼ e totalit prej rreth 1.6 miliard eurosh. Ky sektor vijon të qëndrojë në vend të parë, me një rritje prej 17% në harkun kohor të një viti.
Sa i përket vendit të dytë në renditje, shohim se ka një rikonfigurim, me “Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit” që i kanë “rrëmbyer” pozicionin “Industrisë nxjerrëse”, dhe kanë tërhequr rreth 286.8 milionë euro investime të huaja në një vit. Ndërkohë, “Industria nxjerrëse” ka tërhequr rreth 213 milionë euro në formën e invetimeve të huaja direkte.
“Industria përpunuese” si dhe energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë mbyllin 5 vendet e para të renditjes së flukseve të IHD sipas aktivitetit ekonomik. Në vend të fundit ndërkohë është bujqësia dhe aktvitete të tjera shërbimi.
Sa i përket ndryshimeve vjetore sipas sektorëve, në sy bien dy prej tyre. “Transporti dhe magazinimi”, që kanë regjistruar një rritje vjetore të flukseve prej 125%, dhe “Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor” duke shënuar edhe rritjen më të madhe vjetore mes të gjitha aktiviteteve të tjera prej 164.5%.
Ndërkohë, nga ana tjetër, ka patur edhe aktivitete që kanë shënuar rënie si industria nxjerrëse, tregtia me shumicë dhe pakicë, shërbimet administrative, arte apo arsimimi. Rënia vjetore e flukseve të IHD për këtë aktivitet regjistrohet nga 7.5% deri në 100%./SCAN

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128