Shpejt, lirë dhe në ajër! - Fluturimet po zëvendësojnë mënyrat tradicionale të udhëtimit drejt Greqisë

19 Shkurt 2025, 15:58 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Shpejt, lirë dhe në ajër! - Fluturimet po

Biletat low-cost, si rrjedhojë edhe të konkurrencës së kompanive ajrore që lidhin Tiranën me Athinën, po sfidojnë dhe zbehin mënyrën tradicionale të udhëtimit me autobus, ose makinë. Sipas të dhënave nga Instituti i Konfederatës Greke të Turizmit (Grafik 1), numri i hyrjeve të mjeteve që kanë kaluar kufirin shqiptaro-grek gjatë vitit të shkuar është regjistruar në 1.64 milionë, duke u ulur me 5% në krahasim me vitin 2023.

Nga ana tjetër, fluturimet direkte nga Aeroporti i Rinasit në atë të Athinës kanë pësuar një rritje prej 10%, sipas të dhënave nga TIA (Grafik 2). Për vitin 2024, janë regjistruar gjithsej 300 mijë ulje dhe ngritje avionësh, një rritje e dukshme që vërteton shtimin e fluksit të pasagjerëve në këtë linjë.

Ndryshe nga udhëtimet me autobus, fluturimet low-cost nga Tirana për në Athinë ofrojnë bileta me çmime shumë të përballueshme, që variojnë nga 35 deri në 40 euro (Grafik 3). Për ata që bëjnë rezervime më herët, mund të gjenden bileta edhe më të lira.

Në krahasim, udhëtimi me autobus jo vetëm që kërkon më shumë kohë për të mbërritur, duke zgjatur deri në pesë herë më shumë se një fluturim, por gjithashtu është më i shtrenjtë. Biletat për një udhëtim të tillë arrijnë në rreth 40-45 euro, që është 23% më shumë se biletat low-cost të avionëve./SCAN

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128