Euro 2032, Italia rrezikon bashkëorganizimin/ Vonesat në stadiume dhe tensionet në federatë rrisin pasigurinë
talia po përballet me një garë kundër kohës për Europianin 2032, të cilin do ta organizojë së bashku me Turqinë. Shqetësimi kryesor lidhet me vonesat në modernizimin e stadiumeve, por edhe me tensionet institucionale brenda futbollit italian.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, në një intervistë për mediat italiane, ka theksuar se pavarësia e Federatës Italiane të Futbollit duhet të respektohet, duke paralajmëruar se ndërhyrjet politike mund të dëmtojnë besimin e institucioneve evropiane.
Sa i përket Europianit, Çeferin sqaroi se për momentin nuk ka asnjë vendim për ndryshimin e organizimit, por koha po ngushtohet. Sipas tij, stadiumet italiane ende nuk janë në nivelin që kërkon një kompeticion i tillë. 13 qytete kanë shprehur interes për të pritur ndeshjet, ndërsa investimet e paralajmëruara shihen si një sinjal pozitiv, por tani kërkohen rezultate konkrete dhe të shpejta.
Çeferin ka vlerësuar si shembuj Juventusin, Atalantën dhe Udinesen, ku klubet kanë një rol të drejtpërdrejtë në menaxhimin e stadiumeve.
Në fund, kreu i UEFA-s ka mbështetur drejtuesit e futbollit italian, Malagò dhe Gravina, duke nënvizuar nevojën për stabilitet, investime dhe një strategji afatgjatë. Europiani 2032, sipas tij, mund të shërbejë edhe si pikënisje për një kapitull të ri të futbollit italian.
Po ndodh...
The siege of Rama and Berisha by SPAK!
ide
Love in the time of cholera, in Rama's state!
Edi Rama is misusing Kosovo as a washing machine for his own troubles
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128