Trump shfryn përsëri propagandën e Berishës, përmend fondet amerikane në Zambia, Mali, Liberi dhe Serbi, por asnjë fjalë për për Shqipërinë

5 Mars 2025, 16:36 / IDE SHëNIM

Trump shfryn përsëri propagandën e Berishës, përmend

Ditën e djeshme Presidenti amerikan Donald Trump foli përballë Kongresit, një fjalim i gjatë, programatik në të cilin shpalli ambiciet e mandatit të tij, por gjithashtu shënjestori politikat e kundërshtarëve demokratë.
Një aspekt interesant i fjalimit ishte citimi i rezultateve të hetimeve të kryera nga Departamenti i drejtuar nga Elon Musk, D.O.G.E.. Në fjalën e tij Presidenti Trump evidentoi ato që sipas tij ishin shpërdorime të taksave të qytetarëve amerikanë, në një listë të gjatë financimesh dhe projektesh, u përmendën vende si Zambia, Mali, Liberia, madje dhe Serbia, ku janë investuar 14 milionë dollarë për përmirësimin e prokurimeve publike.
Në këtë panoramikë të ofruar nga Presidenti Trump, nuk gjeti hapësirë propaganda e ngritur me shumë mundim nga Berisha dhe të tijët, për të sulmuar reformën në drejtësi, përmes fushatës së shkrimeve të lobuara në SHBA.
Në këtë fjalë ku u pasqyruan shpenzime në vende periferike të globit, me shuma të ulëta, dhe mbetet jashtë financimi i reformës në drejtësi nga administratat e ndryshme, përfshirë edhe ajo e Trump, domethënia është e rëndësishme.
Nëse fjala e Berishës do të merrej për bazë nga administrata e re, në përpjekjen e tyre për ta portretizuar atë si një “viktimë” të Sorosit dhe refomrës në drejtësi, me shumë gjasa një fjali do të ishte “kontrabanduar” në fjalimin e djeshëm, nga ai që Berisha e ka shitur në Shqipëri si krahu i djathtë i Trump, LaCivita.
Por, siç po ndodh me shfryrjen e propagandës për vizitë të shpejtë në SHBA, apo heqje të non gratës nga një ditë në tjetrë, Berisha u zhgënjye përsëri.
Asnjë fjalë negative për reformën në drejtësi, është një lajm në vjimësi të qëndrimeve të administratave të ndryshme, demokrate e republikane, që e kanë mbështetur atë, pasi lufta ndaj korrupsionit është prioritet i pandryshueshëm për SHBA.
Ky është një lajm i mirë për shqiptarët, por edhe një lajm i keq për të gjithë ata që kanë abuzuar ndër vite, dhe shpresonin se ndryshimi i administratës do të përcillej me një amnisti.

Pjesë nga fjala e Trump:

Për të luftuar më tej inflacionin, ne jo vetëm do të ulim koston e energjisë, por do t’i japim fund shpërdorimit flagrant të parave të taksapaguesve. Për këtë qëllim, kam krijuar Departamentin e Ri të Efiçencës Qeveritare. D.O.G.E. Ndoshta keni dëgjuar për të. Ndoshta. Në krye të tij është Elon Musk, i cili është këtu sonte në galeri.
Faleminderit, Elon. Ai po punon shumë. Faleminderit shumë, e vlerësojmë. Të gjithë këtu – madje edhe kjo anë e sallës, besoj – e vlerësojnë. Thjesht nuk duan ta pranojnë. Vetëm dëgjoni disa nga shpërdorimet tronditëse që kemi zbuluar deri tani:
22 miliardë dollarë nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore për të ofruar strehim dhe makina falas për emigrantët e paligjshëm.
45 milionë dollarë për bursa të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në Birmani.
40 milionë dollarë për të përmirësuar përfshirjen sociale dhe ekonomike të migrantëve sedentë. Askush nuk e di çfarë do të thotë kjo.
8 milionë dollarë për promovimin e LGBTQI+ në kombin afrikan të Lesotos, për të cilin askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë.
60 milionë dollarë për fuqizimin e popullsive indigjene dhe afrikano-karaibe në Amerikën Qendrore. 60 milionë.
8 milionë dollarë për të bërë minjtë transgjinorë – kjo është e vërtetë.
32 milionë dollarë për një operacion propagandistik të krahut të majtë në Moldavi.
10 milionë dollarë për rrethprerjen e meshkujve në Mozambik.
20 milionë dollarë për programin arabisht të “Sesame Street” në Lindjen e Mesme. 20 milionë dollarë për një program.
1.9 miliardë dollarë për një komitet të ri për dekarbonizimin e shtëpive, i drejtuar – dhe e dimë se kush është e përfshirë – në momentin e fundit paratë u kaluan për një grua me emrin Stacey Abrams. A keni dëgjuar ndonjëherë për të?
3.5 milionë dollarë për një kontratë konsulence për monitorimin luksoz të peshqve.
1.5 milionë dollarë për besimin e votuesve në Liberi.
14 milionë dollarë për kohezionin social në Mali.
59 milionë dollarë për dhomat e hotelit për emigrantët e paligjshëm në qytetin e Nju Jorkut. Një biznesmen i pasurive të paluajtshme është pas kësaj, ka bërë shumë para.
250,000 dollarë për të rritur inovacionin e klimës lokale vegane në Zambia.
42 milionë dollarë për ndryshimin social dhe të sjelljes në Ugandë.
14 milionë dollarë për përmirësimin e prokurimeve publike në Serbi.
47 milionë dollarë për përmirësimin e rezultateve të mësimit në Azi. Azia po ecën shumë mirë në mësim, e dini çfarë? Ndoshta na duhen vetë këto fonde.
101 milionë dollarë për kontrata të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në Departamentin e Arsimit – shuma më e madhe e paguar ndonjëherë, nuk ka pasur asgjë që i afrohet./Alfapress.al

 

Po ndodh...