Gjendet përkrenarja ilire 2500 vjeçare në Kroaci

Katër vjet pas zbulimit fantastik të një helmete ilire 2500 vjeçare nga Zakotoreci i Peljesacit, arkeologët gjetën më 11 prill, pothuajse në të njëjtin vend, edhe një tjetër helmetë, e cila është akoma edhe më e vjetër.
Lajmin u bë i ditur nga Marta Kalebota, arkeologe kroate nga Muzeu i Qytetit të Korculës dhe anëtare e ekipit arkeologjik që gërmon në zonën e Zakotorac.
“Përkrenarja e dytë u gjet dhjetë metra larg vendit ku u gjet e para. Ato janë pak më ndryshe, mendojmë se i përket shekullit V-VI, që do të thotë se është pak më e vjetër se e para, por ende duhet të përcaktoni detajet”, pohoi arkeologia e re Kalebota.
Kalebota ka zbuluar se helmeta u gjet në një dhomëz gjysmërrethore, rrethuar me një grumbull të madh gurësh , ndërsa e para u gjet në zonën pranë varrit me shumë artefakte të tjera si kopsa, rruaza, enë qeramike, qelibar e të tjera.


-
Horoskopi për ditën e sotme, 12 prill 2024
12 Prill, 07:12 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


