"Jepuni edhe një mundësi", Gledis Nano vjen me një botim ndryshe, riintegrim në Shqipëri

22 Maj 2025, 11:56 / JETË ALFA PRESS

"Jepuni edhe një mundësi", Gledis Nano vjen me një

"Çdo kush e meriton edhe një mundësi për tu integruar në shoqëri", me këtë moto ish-drejtori i policisë Gledis Nano është tikthyer përmes një botimi ku analizon sjelljen ndaj të dënuarve dhe sjelljeve pas rikthimit të lirë.

Thekson se studimi vjen përmes historive reale dhe përvojat më të mira ndërkombëtare.

Ish drejtori i pergjithshem i policisë se shtetit Gledis Nano  është rikthyer për publikun me nje veper studimore mbi rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve.

Në ceremoninë ku morën pjesë analistë, personalitete të drejtësisë , gazetarë dhe miq të tij, theksoi se përmes kësaj synon te hap nje debat te munguar  ne shoqerine shqiptare.

‘’Sot jemi mbledhur jo vetëm për të promovuar një libër por për të ndalur për një çast dhe për të reflektuar së bashku mbi një nga sfidat më të ndërlikuara dhe më pak të adresuara në realitetin tonë shoqëror.

Për të trajtuar një temë që shpesh shoqëria zgjedh ta harrojë’’.

Ky libër nuk është veç një promovim letrar bazuar tek faji ose ndëshkimi, por nëpërmjet tij, autori Gledis Nano thekson se çdo njeri meriton një mundësi të dytë.

Studimi mbëshetet në përvoja ndërkombëtare që sillen përmes historive të vërteta.

Nano tha se të ardhurat nga promovimi do të shkojnë për familjet e punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në krye të detyrës si një gjest respekti për një sakrificë të madhe për vendin.

 

Po ndodh...