
Masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, fotot e rralla nga ngjarja që tronditën vendin

Sot 33 vite më parë më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi jo vetëm Shkodrën por mbarë vendin.
Kjo masakër njihet ndryshe dhe si masakra e fundit e Komunizmit në Shqipëri.
Këto ngjarje janë fiksuar nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili nuk jeton më por që ripublikohen çdo vit për të kujtuar masakrën.
Gjatë protestës para Komitetit Qendror të PPSH-së në Shkodër
Katër viktimat e masakrës së 2 prillit, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku
2 prill shënoi një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend.
Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë.
Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave ndaj forcave policore drejt turmës që protestonte.
Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.
Në këto fotografi tregohen qartë e me detaje se çfarë ndodhi më 2 prill, në qytetin e Shkodrës. Protestuesit mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr.
Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë. Më pas dallohen turmat në sheshin kryesor, që sot mban emrin “2 Prilli”, aty ku mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.
-
Vegimi hyjnor i Apostullit Gjekmarkaj
2 Prill, 09:57 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128