
Më 26 mars 1990 në Kavajë shpërtheu protesta e parë antikomuniste në Shqipëri

Sot përkujtohet protesta e parë antikomuniste në Shqipëri e 26 marsit 1990 në Kavajë
Rrëzimi i Murit të Berlinit dhe një sërë ndryshimesh radikale politike, që ndodhën në vitet 1989-1990 në Bllokun Lindor kanë patur ndikim edhe në jetën politike shqiptare.
Protesta e parë kundër regjimit komunist në Shqipëri u zhvillua më 26 mars 1990 në qytetin e Kavajës, njofton Muzeu Historik Kombëtar.
Kjo protestë erdhi si pasojë e ngjarjeve të një dite më parë, më 25 mars 1990, në stadiumin “Besa” gjatë ndeshjes Besa-Partizani, ku shumë të rinj shpërthyen në thirrje kundër regjimit komunist. Gjatë kësaj proteste u arrestuan shumë të rinj.
Më 26 mars 1990 një numër i madh njerëzish iu drejtua rajonit të policisë me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri, Demokraci”.
Kjo protestë i hapi rrugën zhvillimeve të reja në vend.
-
Këmbimi valutor 26 mars
26 Mars, 08:05 -
Horoskopi për ditën e sotme, 26 Mars 2024
26 Mars, 07:12

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128