Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare fotografi dhe piktori i njohur shqiptar
Fotografi Leon Çika është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare pas një infarkti. Mësohet nga të afërm të Çikës, se ai vuante nga probleme të zemrës, por edhe diabeti.
Pavarësisht kësaj, Çika ka qenë aktiv sa i përket jetës artistike, ndërkohë që kohët e fundit punonte dhe ndante të njëjtën studio me piktorin Adrian Devolli. Çika ka qenë edhe fotoreporter i Reuters në Tiranë.
Leon Çika lindi në vitin 1954. Në vitin 1976, ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në degën grafikë – dizajn. Herën e parë që Çika u njoh me fotografinë ishte pas përfundimit të studimeve, kur u emërua si piktor skenograf në Pallatin e Kulturës në Gramsh.
Në vitet ’80 punoi në afresket dhe gravurat e muzeut historik “Gjergj Kastrioti” në Krujë, ndërsa më pas ka qenë drejtor i departamentit të fotografisë në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, si dhe drejtor i departamentit të fotografisë në Muzeun “Enver Hoxha” në Tiranë. Pas viteve ’90 ka punuar si pedagog i fotografisë në Akademinë e Arteve, si reporter dhe si producent i disa televizioneve dhe agjencive të lajmeve.
Gjatë karrierës së tij, Çika realizoi një sërë ekspozitash personale dhe kolektive, duke përfshirë ekspozita në Galerinë Kombëtare të Arteve me tematikë mbi turizmin në Shqipëri. Ai u vlerësua me disa çmime, si "Naim Frashëri" dhe çmime për artin fotografik nga Ministria e Kulturës.
Leon Çika ishte i njohur për pikturat e tij të peizazheve dhe fotografitë artistike, duke lënë një trashëgimi të pasur në artin dhe kulturën shqiptare.
-
Karma e Altinit dhe shokëve të tij
9 Janar, 16:38 -
Donald J. Trump, një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
ide
Donald Trump do të pushtojë planetin Mars
Që partitë e reja të mos jenë imitime të zbehta të atyre të vjetra
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128