U nda sot nga jeta, kush është poeti dhe tekstshkruesi i madh shqiptar, Agim Doçi

Agim Doçi lindi më 9 maj 1948, dhe ishte një ndër poetët dhe autorët e këngëve shumë të njohura në Shqipëri.
Agim Doçi, u nda nga jeta sot, pas një hemorragji celebrale të shtunën (22 Qershor).
Lajmi për ndarjen nga jeta të poetit të mirënjohur u konfirmuar nga familjarët e tij.
Ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë, ndërsa homazhet do të zhvillohet në orën 11:00.
jeta dhe studimet
Është arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.
Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj.
Në vitet e fundit të '80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit "Misto Mame" si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.
Ēshtë autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.
Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden këngë shumë të njohura si "Marrshi i UCK-së", "A vritet pafajsia".
Ka botuar disa libra me poezi si 'Hajde dru me pre', 'Rrëzuar mbi vetminë', 'Rituali i kryqëzimit'.
Disa poezi të njohura nga i madhi Agim Doçi:
Qyteti pa dashuri
Qyteti mbeti pa një Romeo
Askund nuk gjendet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithçka beton…pemët pa fletë!?…
Një stol i hedhur në mbeturina
Më tej dëgjoj një ulërimë…
Zgjebosur qentë…macet stërvina
Një vajzë e fishkur merr…petidinë.
Deti i pshurrun…traget i ndryshkur
Policë që qelben veç era gjizë
Ikin… veç ikin, kush mbet pa ikur
Nuk ka gomone… nuk ka as vizë.
Shoh djem e vajza, që shkojnë tek Blloku
Vend i mallkuar për krim të fshehtë…(!)
Mesnata çmendet nën ritëm rroku
Nuk ka Romeo…nuk ka Zhulietë.
Qyteti mbeti pa një Romeo
Askund nuk gjendet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithshka beton…pemët pa fletë!?…
Nënës
Puthi foshnjën dhe e rriti!
Puthi qiellin dhe e ndriti!
Puthi plagën e shëroi!
Vetëm Nëna!
E puth ballin, çelin lule!
E puth gushën, me pekule!
Puth Ajo – inati ulet
Veç nga Nëna!
Themi Nënë
kur na therr zemra!
Dhe kur s’është buzëqesh ndër ëndrra!
Se është nënë e Dashurive
mal nga dhembja.
Nina nana na përkundi
dorë e saj e bardhë si pëllumbi!
Veç nga Zoti dhe nga Nëna
çelet Jeta!
Hapi i saj i lehtë si një flutur
kur ke dhembje vjen i pari…
Zëri i saj aq shumë i bukur
zgjon të vdekurin nga varri!
Nuk kam kohë të merrem me ty!
Mjaft më bezdise me xhelozinë tënde!
Gjeta pak kohë të ta them ndër sy:
Bota ime është më e madhe se çdo dhëmbje
Lermë të lutem, nuk merrem dot me ty!
Unë vij të përkëdhel e ti kurr nuk ngopesh
Ankohesh, psherëtin e pastaj thua: - më ke xhan?
Vërtitesh brenda vehtes e prej saj friksohesh
Nuk kam kohë të merrem me ty taman!
E di se do trishtohesh dhe do kërkosh pardon
Por unë e ndjej nga larg, do mbetesh po ajo!
Sa më shumë të të dua, ti përsëri dyshon
Më ndjek nga pas si hije, pastaj pyet: - a më do!?
Tani fli dhe pafsh endrrat më të bukura
Unë do vij fshehurazi e të të puth në sy
Se lulet mezi presin, mbi to, të ndalet flutura…
Ika…sepse nuk kam kohë të merrem me ty!
Lajthitje poetike
Nëse një femër mrekullohet
Vetëm nga vargu im i thjeshtë
Unë jam Romeo që dashurohem
Sapo të bëhet ajo Xhulietë!...
Sepse e di se çfarë është endrra
Dhe dashurinë unë e kuptoj!
sa fantastike që ësht' femra
E di veç ZOTI që e krijoi!
Unë mirë e di çfarë do një grua!
Një fjal të ngrohtë dhe çiltërsi.
Brenda në shishe më futi mua!
Se isha Djalli në Dashuri!...
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
