Tërmet i fuqishëm në Kinë, disa persona humbin jetën

5 Shtator 2022, 11:53 / KOSOVA ALFA PRESS

Tërmet i fuqishëm në Kinë, disa persona humbin jetën

Një tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter, ka goditur këtë të hënë provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, sipas një raporti fillestar nga autoritetet lokale dhe të transmetuar nga televizioni shtetëror CCTV i Kinës,deri tani  raportohet për 7 viktima.

Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 12:52 (koha lokale) në një thellësi prej 16 kilometrash, ishte në qytetin e Luding, rreth 200 kilometra në jugperëndim të Chengdu, kryeqyteti i Sichuan.

Pak minuta më vonë, një tërmet tjetër me magnitudë 4.2 goditi qytetin Ya’an pranë Luding. Tërmeti u ndje edhe nga banorët e Chengdu dhe Chongqing, 400 kilometra nga epiqendra.

 

Po ndodh...

ide