Autobusi me mbështetës të Erdoganit përplaset me kamionin, 22 të plagosur
29 May 2023, 09:46 / KOSOVA

Autobusi me mbështetës të Erdoganit përplaset me kamionin, 22 persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në autostradën e Anadollit në Sararya, ndërsa mësohet se, autobusi kishte votues të partisë së Erdoganit, AK, të cilët po ktheheshin nga Stambolli për në Ordu.
Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur ekipet policore, shëndetësore dhe zjarrfikëse. Sipas mediave turke, drejtuesi i mjetit i cili kishte ngecur në autobus është shpëtuar nga zjarrfikësit dhe i është dorëzuar punonjësve shëndetësorë për marrjen e ndihmës së nevojshme.
22 personat e plagosur nga aksidenti janë dërguar në spitalet e Sakaryas dhe Kocaelit pasi u nxorën nga autobusi i aksidentuar dhe pas kontrolleve përkatëse, ata u dërguan në shtëpi.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



