E rëndë në Kosovë/ Kryeministri Albin Kurti sulmohet me mjete piroteknike, çfarë ndodhi gjatë takimit në Skënderaj

27 Janar 2025, 19:34 / KOSOVA ALFA PRESS

E rëndë në Kosovë/ Kryeministri Albin Kurti sulmohet me

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur sot në Kosovë., ku Kryeministri Albin Kurti është sulmuar me mjete piroteknike gjatë një takimi në Skënderaj, pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mediat e Kosovës raportojnë se gjatë përpjekjeve të kryeministrit Albin Kurti për të hyrë në sallën ku do të mbahej tubimi, u hodhën fishekzjarre dhe mjete piroteknike në drejtim të tij.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetin social Facebook, mbrojtja e afërt e kryeministrit ka reaguar menjëherë, duke e mbuluar Kurtin dhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes me çadra për të siguruar sigurinë e tyre.

Nuk ka raporte për lëndime, por incidenti ka shkaktuar tension në vendndodhjen e tubimit.

Ndërkohë, para pak minutash, në afërsi të vendit ku po mbahej tubimi, janë dëgjuar dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) duke brohoritur “Na jena PDK, Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”.

Gjithashtu, janë dëgjuar edhe thirrjet “Zdravo”, të cilat lidhen me audio-incizimin e fundit të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me Milan Radoiçiq, një ngjarje që ka shkaktuar polemika të mëdha.

 

Po ndodh...