Ironizoi me lajmin e rremë ndaj Bashës, analisti Lapardhaja: Rama, shakator apo i poshtër?

27 Janar 2025, 19:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Ironizoi me lajmin e rremë ndaj Bashës, analisti Lapardhaja: Rama,
Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, gazetari Namir Lapardhaja ka komentuar reagimin ironik të Edi Ramës lidhur me lajmin e rremë ndaj Lulzim Bashës.

Lapardhaja shprehet se si kryeministër i këtij vendi, Edi Rama ka shkëlqyer në humor sa herë që ndonjë prej bashkëpunëtorëve të tij ka rënë në rrjetën e drejtësisë dhe ai ka nxituar të thotë se i kanë ngrënë kumbulla prapa kurrizit.

“S’ka shaka që mund të tejkalojë këtë deklaratë të përsëritur të tij.” – shkruan Lapardhaja.

“Ajo që ka bërë ndaj Bashës i tejkalon kufijtë e humorit dhe është futur në ujërat e poshtërsisë. Vetëm nëse e ka bërë për të fshehur dorën, mund t’i ‘pranohet’ si ironi”, e mbyll postimin e tij gazetari Namir Lapardhaja.

Më poshtë postimi i plotë:

Edi Rama ka bërë sot ironi me një lajm të rremë lidhur me Lulzim Bashën. Si kryeministër i këtij vendi, atij nuk i takon të bëjë shakatorin kur bëhet fjalë për lajme të tilla. Si shakator ai shkëlqen sa herë që drejtësia i kap me preshë në duar bashkëpunëtorët dhe ai nxiton të thotë se nuk ka dijeni dhe i kanë ngrënë kumbulla prapa kurrizit. S’ka shaka që mund të tejkalojë këtë deklaratë të përsëritur të tij.

Ajo që ka bërë ndaj Bashës i tejkalon kufijtë e humorit dhe është futur në ujërat e poshtërsisë. Vetëm nëse e ka bërë për të fshehur dorën, mund t’i ‘pranohet’ si ironi