Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

Gazetarja Esmeralda Mulaj ka folur në emisionin “Opinion” për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë.
Mulaj theksoi se dëshmitë dhe informacionet që janë përdorur kundër ish-krerëve të UÇK, kanë origjinë serbe.
Kjo gjë sipas saj është deklaruar edhe nga udhëheqësi i hetimeve për Hashim Thaçin dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Unë mendoj që kjo qasja që po i bëjmë asaj që po ndodh në Hagë, është e gabuar. Në Hagë ne ngatërrojmë.. sepse kemi inate politike të brendshme, nuk po gjykohet Hashim Thaçi as Kadri Veseli, po gjykohet UÇK, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Po të rrëzon themelet e ngritjes së shtetit. Ka vetëm me pika. Persona përgjegjës për masakrën e Mejës, u vranë 376 shqiptarë, Milan Sajoneviç, është bashkëpunëtore e gjykatës Speciale, dëshmitar që ngreh akt-akuzën për Thaçin, Veselin etj. Në gjykatë është publikuar një dokument, për dy… krahu i djathtë i Millosheviçit, kanë emrat që janë dëshmitarë për Thaçin dhe të tjerë. Udhëheqësi i hetimeve ka deklaruar publikisht në sallën e gjyqit se kanë bashkëpunuar me Serbinë për mbledhjen e informacionit dhe për dëshmitarë kyç për ballë Thaçit dhe të tjerëve”,-tha Mulaj.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Telefonatë nga Washingtoni (Trump këshillon Ramën)
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




