Kosova “eklipson” Serbinë. Osmani me Trump në “Bordin e Paqes”, Vuçiç “mbyllet” në hotel

23 Janar 2026, 23:29 / KOSOVA ALFA PRESS

Kosova “eklipson” Serbinë. Osmani me Trump në

Forumi i Davosit nxori në pah shumë të vërteta globale. Fakti i patjetërsueshëm ishte afërsia dhe bashkëpunimi që ka aktualisht Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Vjosa Osmani ishte e pranishme dhe firmosi anëtarësinë në Bordin e Paqes, një iniciativë e presidentit Donald Trump për të zbatuar planin për Gazën, ndërsa aspirata e Organizatës së re Ndërkombëtare është më shumë se aq dhe prek mbarë botën.

“Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt! Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës”, shkruan presidenca në njoftimin zyrtar duke e konsideruar këtë një “marrëveshje historike”.

Dorështrengimet dhe shkëmbimet gjatë firmosjes së Bordit të Paqes ishin tepër miqësore mes zonjës Osmani dhe presidentit amerikan saqë u bën shpejt virale.

Ndërkohë, nga ana tjetër, në Davos ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, por që nuk kishte çfarë të tregonte për pozitën e vendit të tij në botën e re. Në vend të kësaj, Vuçiç zgjodhi që të tregojë dhomën e tij të hotelit në Zvicër, një video që u bë shpejt virale, por jo për mirë.

Të shumtë kanë qenë llogaritë në rrjete sociale që janë tallur me presidentin serb, ndërsa kanë bërë krahasime me presidenten e Kosovës që përfaqësoi denjësisht shtetin e saj në Davos.

 

Po ndodh...