Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, 109 të arrestuar

23 Janar 2026, 23:02 / KOSOVA ALFA PRESS

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në

Të paktën 109 persona janë arrestuar lidhur me dyshimet për manipulim me vota në zgjedhjet në komunën e Prizrenit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha se 109 persona janë ndaluar lidhur me manipulimin e votave, ndërsa ka sqaruar se katër partitë kryesore në vend “kanë menduar se mund të manipulojnë”.
Kryeziu ka shtuar se manipulimi do të ishte i pamundur po të mos kishte kompromis në mes të komisionerëve të deleguar nga katër partitë më të mëdha politike. Gjithashtu shtoi se 6 persona.

“Sot 4 prokurorët e krimeve të rënda janë marrë me procese dhe kanë dalë në stacione policore dhe kanë lëshuar 109 vendime për ndalim, deri tash i kemi 109 të ndaluar për vepra penale të falsifikimi të rezultateve, presion e kanosje dhe dhënie e marrje të ryshfetit. Sot kemi pasur edhe dëshmitarë dhe situata që kanë treguar kush ka marrë dhe nga kush ka marrë ryshfet”, ka thënë ai.

 

Po ndodh...