Një vit nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e Afrim Bunjakut, Ministria e Jashtme: Drejtësia të vihet në vend, e papranueshme që përgjegjësit mbeten ende të lirë
Sot është shënuar 1 vjetori i sulmit në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë, përmes një reagimi, shprehet se është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë.
Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justifikime, thuhet në reagimin e Ministrisë.
“Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal. Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin”, thuhet ndër të tjera.
Reagimi:
Sot mbushet një vit nga sulmi terrorist i grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Duke kujtuar me nderim, sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.
Është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë. Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justifikime.
Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal. Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128