Përfundon procesi i votimeve në Kosovë! Priten rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

28 Dhjetor 2025, 19:05 / KOSOVA ALFA PRESS

Përfundon procesi i votimeve në Kosovë! Priten rezultatet e

Në orën 19:00 ka përfunduar orari zyrtar i votimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Ata që janë në qendrat e votimit kanë të drejtë ta përfundojnë votimin.

Ndërsa deri në orën 17:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar më shumë se 770 mijë votues apo rreth 39 për qind e atyre me të drejtë vote.

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.

Sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 18:23 kanë votuar 38.55% të qytetarëve.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së deri në këtë orë të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 770,751 qytetarë nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë që kanë të drejtë vote.

Kosova6

Sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 17:00 kanë votuar 25.07% të qytetarëve.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së deri në këtë orë të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 501,265 qytetarë nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë që kanë të drejtë vote.

Po ndodh...