“Populli i Kosovës shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, si e njoftoi presidenti amerikan Bush krijimin e shtetit të ri në vitin 2008

17 Shkurt 2025, 17:52 / KOSOVA ALFA PRESS

“Populli i Kosovës shpalli pavarësinë, ne e

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj, një ngjarje historike që u përkrah nga shumë vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një konferencë për media pas shpalljes së pavarësisë, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, George Bush, shprehu mbështetje të fuqishme për këtë vendim. Ai deklaroi: “Mirëmëngjesi. Të dielën, populli i Kosovës shpalli pavarësinë e tij. Ata kërkuan njohjen diplomatike nga Shtetet e Bashkuara, dhe dje, ne e njohëm zyrtarisht Kosovën si një shtet sovran dhe të pavarur.”

Bush theksoi se Kosova do të angazhohej për standardet më të larta të lirisë dhe se do të njihej plotësisht nga SHBA. Ai theksoi se “në deklaratën e saj të pavarësisë, Kosova u angazhua për standardet më të larta të demokracisë, duke përfshirë lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e të gjitha grupeve etnike. Këto janë parime që nderojnë dinjitetin njerëzor dhe janë vlera që Amerika i kërkon te një mik. Së shpejti, ne do të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike me shtetin e ri të Kosovës.”

Në lidhje me pyetjen nëse kjo ishte një “provokim” ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Bush u përgjigj se historia do të tregojë se kjo ishte lëvizja e duhur për të sjellë paqe në Ballkan.

Ai shtoi: “Ne kemi punuar ngushtë me rusët, ashtu siç kemi bërë me evropianët dhe kombe të tjera për pavarësinë e Kosovës, sepse besojmë se është e duhur. Ka një mosmarrëveshje, por ne besojmë se, ashtu si shumë vende të tjera, historia do ta provojë këtë si një lëvizje të saktë për të sjellë paqe në Ballkan. Kjo strategji ka ardhur prej kohësh.”

 

Po ndodh...