Probleme edhe në Kosovë/ Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështon për shkak të stuhisë
30 August 2025, 23:17 / KOSOVA

Një stuhi e fuqishme ere ka përfshirë sot rajonin, duke shkaktuar probleme serioze edhe në trafikun ajror.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe në atë të Tiranës, erërat e forta kanë ndikuar në vonesa dhe vështirësi gjatë uljes së aeroplanëve.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet një aeroplan që tenton të ulet në pistën e aeroportit të Prishtinës, por për shkak të erës së fuqishme detyrohet të ngrihet sërish.
Bëhet fjalë për një fluturim nga Gjeneva, i cili është detyruar të qëndrojë në ajër deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




