
Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj një boshnjaku, akuzohet se ka vrarë tre shqiptarë në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit J. Sh. i nacionalitet boshnjak, për kryerje të veprës penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Në njoftim thuhet se i pandehuri akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, ka marrë pjesë në vrasjen e tre civile të nacionalitet shqiptar, e të cilat kanë ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë. Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka marrë pjesë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre.
Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtejshme.
Të pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.
-
-
Shkundet sërish Shkodra, ja sa ishte magnituda e tërmetit
24 Janar, 16:32 -
-
Shkundet sërish Shkodra, ja sa ishte magnituda e tërmetit
24 Janar, 16:32

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128