Zgjedhjet në Kosovë/ Mediat e huaja komentojnë Exit pollet: Partia në pushtet nuk merr shumicën absolute, do t’i duhet koalicion për formimin e qeverisë

Mediat e huaja si BBC dhe Reuters kanë komentuar rezultatet e Exit poll-eve të publikuara pas mbylljes së votimit në Kosovë. Ata shkruajnë se, sipas rezultateve, partia në pushtet e Albin Kurtit pritet të kryesojë në zgjedhje por nuk mund të arrijë shumicën absolute për të formuar qeverinë e vetme.
“Këtë herë Vetëvendosje pritet të fitojë 38.2% të votave, sipas exit poll-it në TV Klan Kosova. Partia Demokratike e Kosovës në opozitë do të vijë e dyta me 22.4% të votave, me Lidhjen Demokratike të Kosovës me 20.1%.”, shkruan agjencia e lajmeve Reuters duke cituar Exit Pollin e Klan Kosova.
“Rezultati i zgjedhjeve do të ishte një rënie nga më shumë se 50% që fitoi partia e kryeministrit Albin Kurti në vitin 2021.”, thuhet më tej në artikull ndërsa përmendet edhe fakti se gjatë fushatës, Kurti ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni duke pretenduar se do të fitonte më shumë se 50% të votave''.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




