
Kryeministri Starmer shkarkon ministrin e Shëndetësisë pas komenteve në WhatsApp

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka shkarkuar sot nga detyra ministrin e Shëndetësisë dhe anëtarin e Partisë Laburiste, Andrew Gwynne pas komenteve të bëra në një grup WhatsApp-i.
Andrew Gwynne, deputeti i Gorton&Denton – është shkarkuar nga posti i ministrit të Shëndetësisë dhe është pezulluar nga Partia e Punës.
Ai postoi komente seksiste për Angela Rayner, komente raciste për deputeten laburiste Diane Abbott dhe bëri shaka për një grua të moshuar që po vdiste – gjatë një bisede në një grup WhatsApp-i – me figura të laburistëve me qendër në Mançester, sipas një raporti të “Mail”.
“Më vjen shumë keq për komentet e mia të keqvlerësuara dhe kërkoj falje për çdo ofendim që kam shkaktuar. Unë i kam shërbyer Partisë Laburiste gjatë gjithë jetës sime dhe ishte një nder i madh të emërohesha ministër nga Keir Starmer”, postoi Gwynne në X.
“Unë i kuptoj plotësisht vendimet që kryeministri dhe partia kanë marrë dhe, megjithëse jam shumë i trishtuar – do t’i mbështes ato në çdo mënyrë që mundem”, shtoi ai.
“Gwynne postoi mesazhe në një grup WhatsApp-i të quajtur “Trigger Me Timbers”, të cilat i ndante me më shumë se dhjetëra këshilltarë laburistë, zyrtarë partie dhe të paktën një deputet tjetër”, raportoi “Mail”
“Kryeministri është i vendosur të ruajë standarde të larta sjelljeje në poste publike dhe të udhëheqë një qeveri në shërbim të njerëzve që punojnë”, tha një zëdhënës i qeverisë britanike.
“Ai nuk do të hezitojë të marrë masa ndaj çdo ministri që nuk arrin të përmbushë këto standarde”, shtoi zëdhënësi.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide

Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?

I ka pjellë me Bashën

SPAK shpresa e shqiptarëve për çlirimin e demokracisë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128