Egjipti nuk resht së surprizuari/ Zbulohen dy kishat e ndërtuara 500 vite p.e.s, dëshmi e bashkëjetesës fetare

2 Shtator 2025, 20:33 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Egjipti nuk resht së surprizuari/ Zbulohen dy kishat e ndërtuara 500

Dy kisha të ndërtuar 500 vite Pas Erës Sonë janë zbuluar në Egjipt. Arkeologët kanë deklaruar se kjo është një shenjë e rrallë e bashkëjetesës fetare atje

Arkeologët kanë zbuluar dy kisha në Egjipt, që datojnë 1.500 vite më parë. Sipas ekspertëve, këto janë prova të rralla të krishterimit në shkretëtirën perëndimore të vendit.

Arkeologët thanë se kishin gjetur mbetjet e një vendbanimi të tërë në Oazin Kharga. U zbuluan ndërtesa banimi prej balte, me disa mure që ende mbanin suva.

Zyrtarët ndanë edhe një foto të vendit gjatë kërkimeve, ku shihen rrënojat si dhe furra dhe enë të mëdha balte për ruajtjen e ushqimit. U gjetën gjithashtu copa qeramike me mbishkrime, enë, fragmente qelqi e guri, si dhe disa varre.

Pjesa kryesore e gërmimeve ishte zbulimi i dy kishave. Të dyja datojnë nga periudha e hershme e krishterimit në Egjipt që filloi në shekullin e katërt pas Krishtit. Një prej tyre ka një sallë të madhe dhe dy kolona.

Ndërsa tjetra është në një sipërfaqe më të vogël me formë drejtkëndëshe dhe e rrethuar nga shtatë kolona të jashtme. Në muret e saj të brendshme u gjetën mbishkrime nga periudha e hershme e krishterimit në Egjipt, ndërsa pranë saj u zbuluan edhe ndërtesa shërbimi.

Arkeologët zbuluan edhe një mural të Jezus Krishtit duke shëruar një person të sëmurë, një përshkrim i rrallë për atë periudhë. Nuk u publikuan foto të muralit  për ta mbrojtur nga dëmtimet.

Ky zbulim u bë publik në fund të korrikut nga Ministria Egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve. Kishat u gjetën në Oazin Kharga, në Shkretëtirën Perëndimore, rreth 350 milje në jugperëndim të Kajros.

Ky vend njihet për rrënojat e krishtera të hershme dhe ka qenë i banuar që nga lashtësia falë burimeve të ujit nëntokësor.

Ky zbulim tregon fillimet e periudhës koptike në Egjipt dhe rëndësinë e Oazeve Perëndimore si qendra fetare e shoqërore, duke nxjerrë në pah tolerancën dhe larminë kulturore e fetare të qytetërimit egjiptian, u tha në deklaratën e ekspertëve të gërmimeve. 

 

Po ndodh...

ide