Katër vendet më mikpritëse në botë janë në Europë

2 Shkurt 2024, 16:43 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Katër vendet më mikpritëse në botë janë në

Janë emëruar destinacionet më mikpritëse në botë për vitin 2024 dhe tre nga pesë të parat janë në Europë. Booking.com përdori më shumë se 309 milionë komente të klientëve për të përpiluar listën. Destinacionet u renditën për mikpritjen, shërbimin dhe standardet e akomodimit, aktiviteteve dhe kompanive të transportit si firmat e makinave me qira.

Vendndodhjet fituese kanë një numër mbi mesataren e komenteve që vlerësojnë mikpritjen dhe shërbimin e tyre të klasit të parë.

Lista e qyteteve dhe rajoneve më mikpritëse në botë vjen nga Booking.com’s Traveler Review Awards. Në total, 1.48 milionë çmime iu shpërndanë hoteleve, pronave me qira dhe kompanive të transportit për vitin 2024. Shumë nga vendet me numrin më të madh të marrësve të çmimeve ishin gjithashtu në Europë. Italia kishte më shumë me 181,012, e ndjekur nga Spanja (125,611), Franca (124,361), Gjermania (86,910) dhe Britania e Madhe (74,754). Top 10-shja përmbyllet nga Polonia, Brazili, SHBA, Kroacia dhe Portugalia.

Lista e qyteteve më mikpritëse në botë dominohet nga destinacionet në Evropë me katër nga 10 të vendosura në kontinent. Arraial d’Ajuda në Brazil doli në krye të ndjekur nga Ermoupoli në Greqi, Viana do Castelo në Portugali, Daylesford në Australi dhe më pas Grindelwald në Zvicër për të përfunduar pesëshen e parë.

Eksploroni arkitekturën unike në Ermoupoli, Greqi

Kryeqyteti i Syros, një ishull grek në Cyclades në Detin Egje, Ermoupoli ishte vendi i dytë më mikpritës në botë. Është unike në krahasim me qytetet e tjera cikladike për arkitekturën e saj neoklasike të pikturuar në nuanca magjepsëse pastel.

Qyteti magjepsës bregdetar i Viano do Castelo, Portugali

Vetëm një orë nga Aeroporti i Portos, Viano do Castelo vjen si destinacioni i tretë më mikpritës në Tokë. E vendosur në bregun portugez të Atlantikut, ajo ka një histori të gjatë detare të cilën vizitorët mund ta shikojnë në Gil Eannes – një ish-anije spitalore e kthyer në një muze.

Pamje të lë pa frymë në Grindelwald alpine, Zvicër

Në zemër të Alpeve Zvicerane, rreth 1000 metra mbi nivelin e detit është Grindelwald – destinacioni i pestë më mikpritës në listë.

Imagjinoni peizazhe të përsosura në Uzes, Francë

Në vendin e shtatë është Uzès, në rajonin Occitanie të Francës jugore. Ky destinacion mesjetar ka rrugë me kalldrëm dhe hijeshi historike ikonike të zonës.

 

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128