Futbollisti qëllohet me gjashtë plumba në Meksikë, ndërron jetë në fushën e lojës

Ish-futbollisti bolivian, Sergio Alberto Jauregui vdiq në fushë pasi u qëllua duke luajtur në një ndeshje miqësore në Morelos të Meksikës.
Sergio Alberto Jauregui, një ish-futbollist bolivian vdiq në fushën e lojës pasi u qëllua disa herë teksa po luante një ndeshje miqësore në qytetin e Cuautla (Morelos), sipas mediave lokale dhe kombëtare në Meksikë.
Akti raportohet se ka ndodhur në orën 11:00 të mëngjesit fundjavën e shkuar. 31 vjeçari ishte duke luajtur një ndeshje miqësore në lagjen Eusebio, kur një burrë e qëlloi gjashtë herë radhazi para se të largohej.
Pak minuta pas sulmit, shërbimet e urgjencës dhe ambulancat mbërritën për t'u marrë me aktin e dhunshëm në Morelos, pasi autoritetet filluan menjëherë hetimet për të gjetur autorin.
Për fat të keq ish-futbollisti nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

