Ku shkon shpirti kur shohim ëndrra?

27 Shtator 2022, 18:59 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Ku shkon shpirti kur shohim ëndrra?

Ëndërrimi ishte një pjesë tepër e rëndësishme e kulturës vendase amerikane, pasi bazohej në praktikat e tyre spirituale.
Fëmijët edukoheshin që t’i kujtonin ëndrrat, të cilat mund t’i çkodonin më vonë, me qëllim që të udhëhiqeshin prej tyre, ose t'i përdornin si udhërrëfyes.
Por, ku shkon shpirti kur ne ëndërrojmë? A mbetet ai në trupin tonë, teksa mendjet tona eksplorojnë botën e ëndrrave? Apo bëhet ai pjesë e ëndrrës dhe eksploron mendjen?
Amerikanët vendas mendonin se ne kemi tre shpirtra: shpirti-ego, që trupëzohet në frymë; trupi-shpirt, që i jep trupit energji dhe forcë jetësore gjatë gjendjes së zgjimit dhe shpirti i lirë, i cili largohet nga trupi gjatë gjendjes së gjumit dhe transit.
Sipas besimit të tyre, një pjesë e shpirtit shkon dhe eksploron dimensione të tjera. Ai vepron kur trupi fizik fle.
Dy aspektet e tjera të shpirtit mbeten të lidhur me trupin, ndërsa është shpirti i lirë ai që udhëton në botën e ëndrrave.