
Të pathënat për ‘Ramsesin e Madh’

Ramses II ishte një nga faraonët më të famshëm të Egjiptit të Lashtë, i cili sundoi 66 vite duke fituar dhe pseudonimin ‘Ramsesi i Madh’.
Ramsesi nuk ishte një udhëheqës, që në kohë luftërash fshihej pas mureve të pallatit, por ai luftonte në vijat e para të frontit nëpër beteja, duke udhëhequr ushtrinë e tij në ‘Betejën e madhe të Kadeshit kundër Hititëve’.
Mijëra qerre u përleshën në këtë betejë historike. Këtu Ramsesi krijoi një portret, si një luftëtar në muret e tempujve.
Ramsesi dhe Hititët për herë të parë në histori kanë nënshkruar traktatin e parë të paqes në historinë njerëzore, e cila u gdhend në pllaka balte, ku origjinali ruhet në Muzeun Arkeologjik të Stambollit.
Ramsesi krijoi një familje me 100 fëmijë, për arsye se faraonët e Egjiptit njësoj si sheikët e sotëm, kishin shumë gra.
Djemtë dhe vajzat e tij ndihmuan në forcimin e aleancave dhe administrimin e perandorisë së gjerë.
Gjëja më e rëndësishme ishte se ata ishin në dijeni për të njëjtin gjak që kishin me njëri-tjetrin dhe përforcoi shumë ‘Dinastinë e Nëntëmbëdhjetë’.
Ramsesi ishte një mjeshtër i propogandës, kjo duket në përshkrimet që i bënte vetes së tij, ku e portretizon veten si i preferuar i perëndive, pak a shumë si një njeri sot që mund gënjen tjerët duke i thënë “jam i dërguari i zotit”.
Jetëgjatësia e madhe e faraonit legjendar nuk ishte pa sfida. Shumë prej fëmijëve të tij vdiqën më shpejt se vetë Ramsesi.
Ramses la një trashëgimi të veçantë, ku pati ndikim në gjithë pasardhësit e tij dhe vazhdon të mahnitë historianët e sotëm.

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
ide

SPAK po ju rrëzon Maskat!

Pafuqia e të plotfuqishmit…

Shkëlqimi i Erionit ra, por hijet që ai la pas, ngelen
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128