A do kandidojë Rithemelimi i Berishës nën siglën e PL/ Metaj: Nuk është momenti për të folur për këtë
Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv se opozita sot është më e fortë se kurrë dhe shumë shpejt do të rrëzojë regjimin.
I ftuar në një emision Meta deklaroi se Partia e Lirisë është organizuar dhe nga e shtuna nis përmbysja e madhe.
I pyetur nga analisti Mentor Kikia nëse do ja japë sërish partinë për përdorim Sali Berishës nëse nuk i japin vulën, Meta ka thënë se nuk është ky momenti për të folur.
Kikia: Cila do të jetë marrëdhënia mes PL-së dhe partisë pa vulë të Berishës?
Meta: Kjo është një çështje teknike. E gjithë situata është politike. Asgjësimi i opozitës, mbajtja e kukullave si ky komiku që është peng, dhe përpjekja për të krijuar një konfuzion opozitar. PL po jep shembullin e organizimit të fortë, serioz, kemi treguar se jemi shumë bashkëpunues. PD ka bërë hapa përpara. Ne jemi të bindur që opozita shumë shpejt do të jetë e papërballueshme.
Borakaj: Si, çfarë do të ketë ndryshe?
Kikia: Të jemi konkretë zoti Meta. Opozita nuk ka më çfarë të denoncojë, opozita duhet të ngrejë alternativën për qeverisje. Kush do të jetë kandidati për kryeministër?
Meta: Kur të vijë momenti do ta themi. Rama do të shembet si kala prej kartoni.
Borakaj: Pse nuk e bërë më herët?
Meta: Se kishim një rrethim të vogël. Ne dalim nga rrethimi i vogël të shtunën dhe nsim rrethimin e madh.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128