Tallja/ A do të shohim tek Rruga e Shpresës?, Metaj: Nuk më ka ftuar Noka, Berisha legjendë e ballkonit!

26 Mars 2024, 14:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Tallja/ A do të shohim tek Rruga e Shpresës?, Metaj: Nuk më ka

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj u shpreh se Sali Berisha të frymëzon edhe nga ballkoni, madje e quajti “legjenda e ballkonit”.

Metaj u shpreh se edhe pse nuk ka qenë në protestën që zhvillohet poshtë shtëpisë së Sali Berishës, thotë se është me zemër “24 orë te rruga e shpresës”.

“Sali Berisha është legjenda e ballkonit. Jam 24 orë te rruga e shpresës sepse ai edhe nga ballkoni frymëzon duke bërë denoncime. Nuk më ka ftuar Flamur Noka, por jam 24 orë në përkrahje në solidaritet ndaj një akti skandaloz të turpshëm që është ndërmarrë ndaj  një politikani, secili mund të ketë vërejtët e tij, edhe unë kam pasur mospajtime të thella, por ka luajtur një rol historik për pluralizimin politik në Shqipëri me lidershipin e tij. Ka luajtur një rol historik për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka qenë i pari që e ka artikuluar, por edhe ka punuar, ka luajtur një rol në raportet me SHBA”,tha Metaj.

Më tej kreu i PL-se thekoi se “Të jenë të gjithë të sigurt se këto sjellje putineske mafioze në raport me opozitën nuk do kenë asnjë sukses, përkundrazi do mobilizojnë opozitën  në luftën ë saj për të shpëtuar shqiptarët nga kapja e shtetit dhe instalimi i një regjimi mashtrues”.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128