
Arrestimi i Jorgo Goros, kush pritet ta drejtojë Bashkinë e Himarës, dy emrat në garë

Me arrestimin e Jorgo Goros, dhe burgosjen më herët të Fredi Belerit, Himarës i duhet një kryetar i ri Bashkie, i cili do të drejtojë qytetin deri në zgjedhjet e reja.
Edhe pse mandati i Goros ishte përtej afateve ligjore, tashmë ai pritet që të zëvendësohet nga njëri prej dy nënkryetarëve të bashkisë, Blerina Bala ose Pervin Gjikuria.
Partia Socialiste ka shumicën e votave në Këshillin Bashkiak, 13 nga 21 anatërët, dhe zgjedhja e kryetarit apo kryetares së re të Bashkisë është tërësisht e mundur. Mbledhja e Këshillit Bashkiak pritet që të bëhet të premten, në datën 29 Mars, ndërkohë që emri më i kuotuar deri tani është ai i Blerina Balës.
Zgjedhjet në Himarë, do të duhet të ishin mbajtur që pas arrestimit të Belerit, sa kohë që ai nuk u lejua që të betohej, por kryeministri Edi Rama, ka deklaruar publikisht se nuk do të ketë zgjedhje, sa kohë që nuk ka një vendim nga apeli për Belerin.
Pas arrestimit të Belerit pak ditë më parë, OMONIA denoncoi mundësinë që Himara mund të drejtohej nga Vangjel Tavo, i cili u emërua nga Rama në postin e prefektit të Vlorës. Por deri tani emri i Tavos, duket një emër më i besueshëm për zgjedhjet e reja të Himarës, sesa një kryetar me mandat të përkohshëm, në pritje që drejtësia të thojë fjalën e fundit.
-
“I forti i Pazarit” flet për pazar!
26 Mars, 12:55 -
-
-

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128