Agalliu përjashton koalicionin me Berishën: Nuk mund të jem përfaqësues i një partie ku lideri proteston para drejtësisë

Deputeti Arbi Agalliu, përfaqësues i Partisë Djathtas 1912, ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një koalicioni me Partinë Demokratike në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për News24, Agalliu theksoi se nuk mund të bëhet pjesë e një force politike, lideri i së cilës synon të organizojë protesta para institucioneve të drejtësisë, duke iu referuar deklaratave dhe veprimeve të liderit të PD, Sali Berisha, ndaj SPAK-ut.
Ai theksoi se procesi i grumbullimit të votave nga kandidatët e Partisë Demokratike do të përforcojë një listë të mbyllur, e cila do të kontrollohet nga Sali Berisha. Agalliu shprehu shqetësimin se votat e grumbulluara nga individët në këtë parti do të shërbejnë për forcimin e atyre që Berisha do të vendosë në krye të listës, duke theksuar se kjo është një strukturë e centralizuar dhe e mbyllur.
Deputeti shtoi se qëndrimi i tij nuk është i drejtuar kundër individëve të caktuar, por është një qëndrim parimor mbi përfaqësimin e drejtë dhe respektimin e normave demokratike. Sipas tij, është më e ndershme të distancohet nga një aktivitet politik ku, sipas tij, vendimet merreshin përmes kontrollit të liderit të një partie, sesa të bëhen sikur nuk ka shqetësime në këtë proces.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


