
Ahmetaj: Kanabizimi u kundërshtua nga 5 ministra, mes tyre dhe Tahirin që e bëri “kokë turku”

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, gjatë intervistës për Syri Tv ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama se kanabziimi i vendit është bërë me urdhër të tij.
Ahmetaj, tha se kanabzimi i vendit u kundërshtua nga 5 ministria.
Më tëj ai tha se Rama e shifte kanabizimin e vendit si mënyrë për t’u rritur ekonominë. Ai tha se ka dyshime që Rama, zhduku kultivimin e kanabisit në Lazarat për të përhapur në të gjithë vendin.
Peka: Duke qënë se bërë një parashtrim dhe the se media do thelbin, do na tregosh se çfare janë këto dosje në tavolinën e Arben Ahmetajt?
Ahmetaj: Po i rikthehem edhe njëherë statistikave, në burg shkon ai që do kreu i organizatës. Unë jam Benet Beci, ai në gjendje të lirë unë jo. Veliaj në gjendje të lirë, Frida Krifca… shkoni bëjini këto në Amerikë, Gjermani…të grijnë institucionet.
Por le t’i kthehemi një momenti ‘off record’ që është bërë debat në qeveri në Durrës për kanabizimin.
Atë periudhë filluan pëshpëritjet në parit, çfarë po ndodh, ç’është kjo, dhe do sjell diskutimin, ku u hap çështja e kanabisit dhe sot para shqiptarëve po them çfarë ka ndodhur atë ditë. Është bërë debat, është shumë interesante që shqiptarët të kuptojnë se si i përdor ky njerëzit dhe të vërtetën. Si i përdor kreu i organizatës. Kanë qenë 5 veta që e kanë kundërshtuar atë që po ndodhtë me kanabizimin e vendit. Unë kam qenë më i zëshmi, edhe për shkak edhe të natyrë time. Por 5 ministra e kanë kundërshtuar. Erion Veliaj ka qenë ministër, e ka kundërshtuar. Saimir Tahiri që e beri ‘kokë turku’ dhe me tre çerek të zërit e ka kundërshtuar, Ditmir Bushati e ka kundërshtuar, Damian Gjiknuri e ka kundërshtuar, unë e kam superkundërshtuar. Kanabizimi i vendit është produkt i kreut të organizatës. Këta 5 ministra dhe të tjerë që nuk pipëtinin kanë kundërshtuar.
Peka: Po thoni që keni diskutuar, që e dinit që Shqipëria po mbushej me drogë dhe…?
Ahmetaj: Ore pse do fshihemi pas gishtit dhe do themi që ore nuk dinim gjë??? Unë sot kam bindjen që kreu i organizatës e ka bërë me qëllim, ka mbyllur Lazaratin për ta përhapur në të gjithë Shqipërinë.
Peka: Çfarë tha kryeministri kur ju e kundërshtuar?
Ahmetaj: Është njeriu më i zellshëm në mbështetje të një egoje ekonomike, siç e shiste, ndërkohë që unë për hirë të së vërtetës edhe Ditmir Bushati, edhe Erion Velija, edhe Saimir Tahiri që e bëri ‘kokë turku’, edhe Damian Gjiknuri, kemi thënë pothuajse të njëjtën gjë, ore si mundet kjo? Po të ishte sukses do ishte bërë Kolumbia. Nuk e di ça do bëjnë këta të tjerët, po unë jam gati të dëshmoj në një gjykatë ndërkombëtare. Po, ky që do më bënte gjyqin mua.
Ahmetaj: Do thelbin, ky ishte thelbi. Do përfundojmë me grupe kriminale të pasura dhe të fuqishme. Sot, nuk ka shqiptar që se di se para krimit të organizuar, pasuria e grupeve kriminale është, o nëne, o nëne.
-
Hajdutë të të gjitha partive, bashkohuni!
27 Janar, 22:05 -
-
-
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia


Teatri politik me listat e PS dhe PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128