Anëtarësimi në NATO, Basha: PS u pozicionua gabim atëherë, panë interesin partiak dhe njoftuan miting ditën e marrjes së ftesës

1 Prill 2024, 12:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Anëtarësimi në NATO, Basha: PS u pozicionua gabim

Gjatë intervistës së tij në Podcastin e sotëm, ku kreu i PD, Lulzim Basha, ka zbuluar disa të pathëna nga procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, u shpreh se Partia Socialiste u pozicionua gabim panë interesin partiak duke shtuar se dhe njoftuan miting në ditën e marrjes së ftesës nga Aleanca.

Basha: Procesi i anëtarësimitnë NATO nuk kishte për të ecur përpara pa një angazhim total të të gjithë faktorëve brenda qeverisjes. Nga ana e opozitës së atëhershme , është ajo sëmundja e vjetër që të shikosh diçka që arrihet, janë gjëra që nuk duhet t’i kujtojmë.

Siç thonin “NATO-ja është natë”, apo njoftimin e një mitingu ditën e marrjes së ftesës, që nuk u bë fatmirësisht, tregonte që kishte një tension. Tensioni ishte brenda një grupi të PS, do të thoja dominant në një mënyrë, grupit më të fuqishëm politik që e shikonte këtë në optikën e ngushtë të interesit partiak. Këta do marrin meritat, po vijnë zgjedhjet e 2009-ës, e tjerë e tjerë, domethënë atëherë u pozicionuan gabim. Tani mburen , tani duket sikur kanë qenë ata që e kanë bërë procesin që e kanë bërë. Edhe mirë është që ta harrojmë këtë pjesë, sepse nuk na bën nder bujari dhe fisnikëri, por duhet të jesh zemërgjerë në politikë.

Zemërgjerësia në politikë është mandra e konservatorizmi, e politikës së djathtë. Domethënë ngushtësia për ta parë këtë se ky është një avantazh që po merr kundërshtari politik.

Por siç ju thash, nuk ishte vetëm ky lob, ishte dhe një lob tjetër, s’duata përmend me emër se do thonë ky tani këtë po e veçon për mirë, ndoshta nuk i bëj mirë në jetën e brendshme partiake, por kishte persona që kanë pasur përgjegjhësi shtetërore të cilët u ngritën dhe thanë që “nuk mund të adoptojmë qëndrime të tilla, futja në NATO është diçka që duhet të shkojë përtej politikës së përditshme, përtej konfliktit tonë si socialist me PD”. Dhe mendoj që ka qenë një zë i arsyeshëm që çoi dhe në hapa të tillë, që nuk e bën atë mitingun se do të kishte mbetur si një njollë e zezë.

 

Po ndodh...