Artan Fuga: Në Shqipëri ka nisur hakmarrja e dhallës, byrekut dhe marmallatës!
Pedagogu dhe filozofi, Artan Fuga, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në FB, ka analizuar në mënyrë ironike krizën e thellë ekonomike, shpirtërore dhe politike që ka përfshirë vendin tonë.
Sipas tij nëse situate vazhdon kështu atëherë vendi ka për tu përfshirë në një kolaps dhe varfëri gati apolptike:
Hakmarrja e dhallës, byrekut, marmallatës
Kriza ekonomike, shpirtrore, politike ka bërë që gradualisht ai që hante vetëm bukë e marmallatë, do të hajë vetëm bukë, ose vetëm marmallatë.
Ai që hante edhe kos, pak sallam, ndonjë kokër domate, pak gjizë, etj., do të hajë bukë me marmallatë.
Ai që hante në restorante, do të shkojë të hajë byreqe në këmbë dhe ndonjë dhallë, ose do të shkojë te furrat e bukës për ndonjë sanduiç.
Kush hante e pinte nëpër resorte, mish, pula, peshk, verë, birrë, mund të shtojë për veten dhe familjen edhe për ca kohë edhe qumësht dallëndysheje, arra kokosi, shampanjë, por edhe ai është i rrënuar.
Borxhet bankare do t'i shkojnë në qiell! Një ditë do t'i vijë përmbaruesi dhe t'ja marrë të gjitha!
Do të lëshohet nën efektin e ligjit të gravitacionit!
Nuk ka rrugë tjetër ai!
Ka një ligj të madh të lumtur, mjerë ai që kujton se mund t'i shpëtojë: Kur qumështi bëhet dhallë, pica bëhet byrek, dhe shampanja bëhet uthull.
Gjithsesi duhet blerë sa më shumë qirinj!
Merreni me sportivitet!
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128