Bajrami: Kokat e grupeve kriminale në zonat që mbulojnë janë më të fortë se deputetët

23 Maj 2024, 22:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Bajrami: Kokat e grupeve kriminale në zonat që mbulojnë janë
Gazetari Armand Bajrami nga studio e emisionit “Open” në News24 se këta njerëzit e grupeve kriminale që flitet në dosjen e SPAK janë njerëz që kanë shumë më tepër fuqi se deputetët, në zonat që mbulojnë.

Bajrami tha se këto drejtues të grupeve drejtojnë edhe institucione.

Operacioni i SPAK dekurajon këto grupe, por efektet mos i prisni në një ditë. Deri para se të krijohej SPAK, çdo nëpunës, në çdo zyrë të vendit, firmoste çdo shkresë, që i çohej në momentet e fundit. Ndërsa sot ndodh shumë më pak, sepse nëpunësit e panë që mund të përfundojnë në Gjykatë apo paraburgim”, tha Bajrami.

Ai e cilësoi një hap pozitiv operacionin e fundit të SPAK.

Lidhur me dekonspirimin e operacionit, Bajrami tha se shumë nga emrat që përfshihen në dosje ishin jashtë vendit. “Nuk besoj se ka pasur dekonspirim, por shumë nga këto personazhet i druheshin këtyre arrestimeve”, tha Bajrami.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128