"Bashkimi me Berishën për pazare dhe për poste"/ Bardhi reagon ndaj Kullurit: Nuk e njoh kush është

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Rithemelimit në seli foli për mediat nënkryetari i ri këtij grupimi Gazment Bardhi.
I pyetur lidhur me reagimin e sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri i cili e quajti bashkimin Bardhi-Berisha për pazare dhe për post, Bardhi tha:
"Ti nuk pret që unë të komentoj deklaratat e zotërisë në fjalë. Nuk e njoh dhe nuk kam punë me të. Dhe si rregull as ai nuk ka punë me PD dhe zhvillimet në kampin tonë. Sa i takon zhvillimeve, në statut ka qenë rregull, që kryetar i grupit parlamentar është edhe nënkryetar partie.
Nuk ka asnjë lajm të ri. Ushtroj edhe përgjegjësinë e nënkryetarit. Është përgjegjësi dhe as post, as karrige.
Çdo përgjegjësi është me një rëndësi themelore dhe secili duhet të shërbej atyre pritshmërive që kanë demokratët. Nuk ka asnjë koleg që kërkon ndërprerjen e aksionit në parlament', tha ai.
Bardhi më tej tha se edhe në mbledhjen e djeshme në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit të gjithë ishin dakord për vijimin e aksionit opozitar.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

