
Baza ajrore e Kuçovës/ Gjenerali i NATO-s: Shqipëria, e gatshme të marrë më shumë përgjegjësi!

Ditën e sotme u inaugurua baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë. Me këtë rast u zhvillua një ceremoni e veçantë.
I pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i lartë i aleancës, Gjeneral Lejtnan Pablo Sánchez de Lara që është komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore të Spanjës.
Ai u shpreh se përurimi i bazës ajrore të Kuçovës dëshmon angazhimin e NATO-s në rajon.
“Përurimi i bazës ajrore të Kuçovës dëshmon se aleanca jonë me një qasje 360 gradëshe është e angazhuar mjaft në këtë rajon dhe si koalicion ne marrim në konsideratë angazhimet e Shqipërisë për sigurinë e NATO-s si e tërë. Nëse hedhim sytë rreth nesh, nëse hedhim sytë kësaj baze të re është e dukshme se Shqipëria është më shumë se sa kurrë e gatshme që të marrë më shumë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë e paqen mes të tjerash edhe prej këtij vendi”, tha ai.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128