
Berisha në SPAK, gazetari Poli Hoxha: Hetimet janë përtej çështjes "Klubi Partizani"!

Berisha u paraqit sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Ish-kryeministri u paraqit i rrethuar vetëm nga një grusht militantësh, ndërsa sulmoi SPAK dhe kreun e saj Altin Dumani.
Gazetari Poli Hoxha u shpreh që masa e sigurisë ndaj Sali Berishës është një paralajmërim që nëse e tejkalon do të jetë më e ashpër.
Sa i takon hetimeve të SPAK për familjen Berisha, Hoxha thotë se kanë shkuar deri tek vilat e Argita Malltezit në Europë.
“Ne flasim nga premisa që nuk është para e zbardhur. E dyta çështja nuk ka kaluar për gjykim pasi u shty me datë 20. E treta pak e dinë, por te dosja e Partizanit, nuk është vetëm Berisha apo Malltezi, është edhe Bektashi që ka pranuar gjykim të shkurtuar. Një politikan si Berisha kaq i fuqishëm që e vërtetoi. Dosja Partizani është bërë aq e gjerë me shumë dokumentacion dhe dëshmi. Masa është paralajmërim që po e tejkalove do të jetë edhe më e ashpër. Nëse vazhdojmë një realitet virtual, ku e krijon Rama, Berisha, të garantoj që aty është një kombinat që nuk hyn asnjë bisedë ku bëjmë tani, por një proces që thonë klishera që do vazhdojnë në prokurori. Masa e arrestit nuk ishte për dosjen Partizani por nuk bëri këtë që bëri sot. Nëse do ta kishte bërë do të ishte sot në Parlament, studio”, tha gazetari.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128