
Berisha: PD kaloi nga disfata në disfatë, ishte problematike

Gjatë fjalës së tij kreu i PD-së i Rithemelimit, Sali Berisha tha se Rithemelimi është një proces unik i PD, ndërsa ka kujtuar dhe humbjet e partisë kur ishte në drejtimin e Lulzim Bashës.
“Ne mblidhemi sot në këtë takim, mbledhje shumë të rëndësishme për të zgjedhur forumin drejtues të PD për 4 vitet që vijnë për zgjedhur kryesinë e kësaj partie. Ky përbën një moment të veçantë.
Shënon përfundimin me sukses të një procesi të vazhdueshëm procedurash aktesh Kuvendesh referendumesh të papara ndonjëherë në këtë parti dhe unike në historinë e një force politike që në themel kishin lirinë e anëtarëve të kësaj force. Në këtë proces ne ia dolëm kundrejt vështirësive të jashtëzakonshme. Të jemi më të vendosur se kurrë në misionin tonë.
Miqtë e mi sa herë që të analizosh këtë proces e arritje historike gjen se merita apsolute u takon anëtareve dhe anëtarëve të PD. Ata në 8 vite kishin ruajtur si gjënë më të çmuar misionin e tyre të lirisë. Ata u ngritën sapo u dha kushtrimi u ngritën në këmbë për të shpëtuar forcën e tyre politike.
PD kaloi nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike e dështake për shkak të pazareve të dorëheqjes së saj dhe jo për shkak të anëtarëve. Ata iu përgjigjën çdo thirrje në 8 vite. Sakrifikuan në 8 vite”.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128