Beteja për Tiranën/ Erion Veliajn nuk e duan më, por kjo opozitë nuk e mund dot!

14 Tetor 2022, 12:05 / POLITIKË ALFA PRESS

Beteja për Tiranën/ Erion Veliajn nuk e duan më, por kjo

Gazetari Poli Hoxha u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se qytetarët e Tiranës janë të pakënaqur nga Erion Veliaj për drejtimin e kësaj bashkie.

Besoj se do jetë shumë e vështirë. Unë konstatoj një mllef, një dëshirë të madhe për ta ndryshuar pushtetin këtu. Unë konstatoj një mllef një dëshirë të madhe të popullsisë së Tiranës për ta ndryshuar pushtetin këtu. Çështja e një kryeqyteti nuk janë kullat e mëdha apo festat e mëdha që bëhen në kohë krizash, po çështja kryesore është cilësia e jetës. Erion Veliaj që tashmë është konfirmuar, është i humbur”, u shpreh gazetari.

Ai tha më tej se edhe pse qytetarët janë  të pakënaqur nga Veliaj, unë nuk mendoj që Bashkia Tiranë do ta fitojë opozita në zgjedhjet e ardhshme.

Çështja që a do dalin njerëzit për ta rrëzuar Erion Veliajn. Unë nuk shikoj që Tirana do merret nga opozita pavarësisht nga mllefi që kanë për Veliajn”, u shpreh Hoxha.

 

Po ndodh...

ide