"Destinacioni është Zvicra..."/ Belind Këlliçi: Unë kam folur me prova për Erion Veliaj! Ai do arratiset...

6 Janar 2025, 22:21 / POLITIKË ALFA PRESS

"Destinacioni është Zvicra..."/ Belind Këlliçi:

Belind Këlliçi deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se ka informacione që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po përgatitet të arratiset në Zvicër dhe se kjo është arsyeja përse SPAK nuk po kërkon një masë sigurie ndaj tij, për ta lënë të arratiset. Këlliçi deklaroi se Edi Rama po e ndihmon Veliajn për këtë skenar, ndaj edhe deklaroi se i rrezikohet "jeta familjare". 

Kujtojmë se pak ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Erion Veliaj nuk do të kthehej nga SHBA pasi ishte arratisur, por kjo nuk rezultoi e vërtetë dhe kryebashkiaku u rikthye në Tiranë. 

Pjesë nga biseda në studio: 

Belind Këlliçi: Sipas informacioneve në katër ditët e fundit bëhet fjalë për tentative për t'u larguar nga vendi. Deklarata e SPAK se është provuar përfshirja e Veliajt në katër vepra penale, minimalisht besoj se bie edhe Mërtiri dakord se duhet të kishte masë. Flitet gjerësisht se ka patur një dakordësi edhe me ndërhyrje të qeverisë, për ti bërë proces azili. Gjuha e kryeministrit e fakton këtë kur ka folur për linçimin dhe rrezikun e jetës së kryebashkiakut.

Klodiana Lala: Kjo është kot tani. Në vend të flasim a ka bërë apo jo korrupsion, flasim për një plan që nuk e dimë a ekziston. Sot Veliaj dyshohet për katër vepra penale, A keni të dhëna për këto, se do ikë apo jo, kudo të shkojë, nëse lë Shqipërinë dhe shkon në një zgëqe aty…

Belind Këlliçi: Unë kam folur me prova për Erion Veliajn, është tejkaluar momenti që qytetarët mund të kenë ndonjë pikëpyetje është apo jo i korruptuar Veliaj. Megjithatë, po ju them sipas të dhënave dhe informacioneve, arsyeja pse nuk ka masë, është për t'i dhënë mundësinë për të ikur nga Shqipëria dhe vendi është Zvicra.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128