Dhuna ndaj avokatit/ Reagon Balla: Nga kati i 8-të po hidhet një kazan me helm për publikun

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me sulmin ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi i cili u dhunua barbarisht nga 3 persona ku sipas informacioneve një prej tyre është identifikuar por akoma nuk është arrestuar nga policia.
Balla i përgjigjet akuzave të Rithemelimit duke pohuar se kryeministri Edi Rama nuk ka lidhje me këtë ngjarje të rëndë ku dhunohet avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gjithashtu Balla thotë se Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe se ka komunikuar me mjekët e kolegët e Sokol Mëngjesit.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
“Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!”, shkruan Balla.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


